Nëna në Festivalin Ballkanik të Teatrit – KU Fest
Më 4 shtator 2026, shfaqja “Nëna” e Florian Zeller-it, me regji të Erson Zymberit, përfaqësoi Teatrin e Gjilanit në edicionin e tretë të KU Fest në Kumanovë (31 gusht–5 shtator). Shfaqja u vlerësua me tri çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë (Erson Zymberi) dhe aktorja më e mirë në rol kryesor (Aurita Agushi).
